Marrëdhëniet e punës 

  • - Hartimi i kontratave të punës;
  • Hartimi i rregullores për rregullimin e rendit dhe disiplinës së punës, klauzolës së konkurrencës, sekretit afarist dhe çështjeve tjera nga lëmia e marrëdhënieve të punës;
  • Përgatitja e sistematizimit të vendeve të punës;
  • Hartimi i vendimeve nga marrëdhëniet e punës;
  • Asistencë ligjore, këshillim dhe përfaqësim në procedurat disiplinore para punëdhënësit;
  • Ndihmë juridike, këshillim dhe përfaqësim në proceset gjyqësore në kontestet e punës për ushtrimin e të drejtave të punëdhënësve dhe të punëtorëve;
  • - Kompensimi i dëmit nga paga e papaguar e bonusit;
  • - Kompensimi i dëmit nga paga e papaguar për punën e bërë jashtë orarit të punës;
  • - Kompensimi i dëmit nga kompensimi vjetor i papaguar i obligimit vjetor regres;
  • Ushtrimi i të drejtave nga punësimi i shtetasve të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • Dhe baza juridike të tjera që burojnë nga rregullimet ligjore pozitive;

Zyra e Avokatisë Ibraim Bajrami ofron ndihmë juridike në të gjitha sferat e të drejtës së punës dhe marrëdhënieve të punës. Ne jemi veçanërisht të specializuar në fushën e dhënies së asistencës juridike në ushtrimin e të drejtave të punësimit të të huajve duke ofruar leje pune për të huajt.

Shërbimet tona konsistojnë në hartimin e kontratave të punës, kontratave për veprën, kontratave për praktikant, të kontratave menaxheriale dhe llojeve të tjera të kontratave lidhur me punësimin, si dhe regjistrimin dhe çregjistrimin e punëtorëve në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne ofrojmë asistencë ligjore, këshillim dhe përfaqësim gjatë zbatimit të procedurave disiplinore, përgatitjes së rregulloreve për marrëdhëniet e punës, rregulloreve për sistemimin e vendeve të punës, kodeve të sjelljes, kodeve etike, sigurisë dhe mbrojtjes në punë etj.

Ne ofrojmë këshillim, ndihmë juridike dhe përfaqësim për mbrojtjen nga diskriminimi, mobingu, sigurimet shëndetësore si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

sqAlbanian